Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Bayern Munich merr tri pikë të arta në Freiburg dhe ruan kreun e Bundesligës

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bayern Munich merr tri pikë të arta në Freiburg dhe ruan kreun e Bundesligës
Bayern Munichu ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke triumfuar si mysafir me rezultat 3-1 ndaj Freiburgut, në kuadër të xhiros së shtatë të kampionatit gjerman, Bundesligës. Gjiganti bavarez e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke kaluar në avantazh qysh në minutën e 16-të. Ishte mbrojtësi Dayot Upamecano ai që zhbllokoi shifrat për 0-1. Formacioni mysafir e thelloi epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 42-të. Serge Gnabry përfitoi nga një asistim i shkëlqyer, u shfaq i pambrojtur përballë portierit kundërshtar dhe shënoi për 0-2. Kur duelit po i vinte fundi, vendasit arritën të ngushtonin diferencën në 1-2 në minutën e 82-të, por në rrethana tejet fatkeqe për bavarezët. Tom Bischof shënoi një autogol, duke i rikthyer shpresat e Freiburgut për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga ky takim. Pak çaste më vonë, saktësisht në minutën e 88-të, Bayerni dërgoi sërish topin në rrjetë, mirëpo ky gol u anulua nga gjyqtari për pozicion jashtë loje. Ndërkohë që Freiburgu ishte hedhur në sulm për të kërkuar golin e barazimit, Michael Olise vulosi përfundimisht triumfin e bavarezëve në minutën e pestë shtesë (90+5'). Pas një gabimi në pasim nga ana e portierit vendas, futbollisti francez interceptoi topin dhe me një goditje të menjëhershme nga distanca mesatare vendosi rezultatin përfundimtar 1-3.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar