Sport
Lëvizje e bujshme te Manchester United: Carrick lë në stol Bruno Fernandesin për sfidën ndaj Bournemouth
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester United po përgatitet për sfidën e radhës në kuadër të Premierligës, ku do të kërkojë me çdo kusht kthesën e madhe në kampionat.
Në këtë duel, “Djajtë e Kuq” do të presin në stadiumin e tyre skuadrën e Bournemouthit, teksa synojnë të lënë pas dore ecurinë negative që i ka shoqëruar së fundmi, duke regjistruar vetëm një fitore në ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez.
Megjithatë, vëmendja kryesore para kësaj ndeshjeje është përqendruar te vendimi i guximshëm i trajnerit Carrick. Ai ka vendosur të lërë në bankinë kapitenin e skuadrës, Bruno Fernandes, një zgjedhje kjo e ndikuar drejtpërdrejt nga paraqitjet jo bindëse të mesfushorit në fushë, si dhe nga deklaratat e tij publike pas disfatës së rëndë 4-1 kundër Comos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: