Sport
Drita shkëlqen në kryeqytet, mposht bindshëm Prishtinën në superderbi
Reklamë e Sponsorizuar
FC Drita kaarkuruar një sukses të madh në luftën për kreun e renditjes tabelare, pasi ka triumfuar si mysafire ndaj Prishtinës me shifrat e pastra 0-3, në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra kampione në fuqi e vendit e zotëroi sfidën që në fillim, duke gjetur golin e epërsisë me anë të Blerim Krasniqit, i cili u tregua i saktë pas një asistimi të bukur nga kapiteni Besnik Krasniqi.
Formacioni I njohur si “Intelektualët” ruajti ritmin e lartë të lojës edhe pas pushimit mes pjesëve, duke ngritur epërsinë në 0-2 në minutën e 63-të, kur Liridon Balaj shfrytëzoi në perfeksion pasimin e Jasharit.
Rezultatin përfundimtar dhe vulën fitores ia dha Kemehlo Nguena në minutën e 85-të, i cili realizoi një eurogol përmes një gjuajtjeje të fuqishme, duke e lënë portierin vendas pa asnjë shans shpëtimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: