Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ekspozita “Shtegtimi i traditës” lidh të kaluarën me të ardhmen e rinisë shqiptare

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ekspozita “Shtegtimi i traditës” lidh të kaluarën me të ardhmen e rinisë shqiptare
Në ditën e saj të katërt, ekspozita “Shtegtimi i traditës” vazhdon të përcjellë misionin e saj kryesor: përcjelljen e zakoneve dhe trashëgimisë shekullore shqiptare te brezat e rinj. Ngjarja sjell në vëmendje një pasuri të gjerë kulturore, ku përfshihen veshjet tradicionale, ushqimet autoktone, veglat e vjetra të punës dhe stili i jetesës së dikurshme. Autor i këtij organizimi, Nebih Balaj, ka shpjeguar se ekspozita përmbledh elemente identitare të spikatura të kulturës sonë, duke u bërë thirrje të rinjve që të mos shkëputen nga rrënjët e tyre. "Në ekspozitë i kemi duke filluar prej traditës së odës këtu, i kemi krejt veshjet shtroje që kanë punuar gjyshërit tonë, punim e krejt dorës, me vetë, me kërrabëza, me ato, po kemi edhe vegla të punës nga pak baballarëve, gjyshërve tonë. Edhe jam përpjekur që atë trashëgimi të shohin gjenerata e re, që nuk guxojnë të heqin dorë prej saj, aty ruhen veshjet kombëtare, ruhen këngët shqipe, vallet shqipe, lojërat, po e ruajmë edhe përshëndetjen shqip", ka deklaruar Balaj. Në anën tjetër, Zymer Neziri, këshilltar shkencor dhe hulumtues në Degën e Folklorit pranë Institutit Albanologjik, ka theksuar se ky aktivitet shërben si dëshmi e qartë e zanafillës sonë historike. "Kjo vepër është një vepër e cila dëshmon se ne jemi një popull i lashtë, kemi një kulturë të lashtë dhe kemi një prej kulturave më të rëndësishme, jo vetëm këtij gadishulli ilirik, siç po quhet edhe ballkanik, por edhe të më gjerësisë, ku përpiqen tri kontinentet, pra, aty ku përpiqet Evropa me Azinë dhe me Afrikën", u shpreh Neziri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar