Kronikë
Rrëmbyen dhe grabitën një person nën kërcënimin e thikës në Lipjan, Policia shpall në kërkim dy të dyshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku një person dyshohet se është rrëmbyer me automjet dhe më pas është grabitur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) në një zonë pyjore.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, incidenti është denoncuar zyrtarisht më 24 tetor, rreth orës 10:15.
Në bazë të hetimeve paraprake, viktima është futur me forcë në veturë nga dy persona, një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Autorët e dyshuar e kanë dërguar atë në afërsi të një pylli, ku, pasi e kanë kërcënuar me thikë, i kanë marrë me dhunë disa sende dhe orendi personale.
Pasi kanë çuar në fund aktin kriminal, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur, duke e lënë viktimën të vetme në vendin e ngjarjes.
Autoritetet e rendit kanë nisur menjëherë veprimet operativo-hetimore dhe konfirmojnë se dy të dyshuarrit janë aktualisht të shpallur në kërkim policor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: