Sport
Roli i Kosovës dhe Shqipërisë në fokus: Bordi i Paqes vlerëson kontributin për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës
Reklamë e Sponsorizuar
Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me akordin e finalizuar së fundmi mes Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke vënë në pah se kjo marrëveshje garanton mbështetje shtesë për veprimtaritë e sigurisë dhe strukturat e planifikimit të misionit në Gazë.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se angazhimi i Shqipërisë i shtohet kontributeve ekzistuese të Kosovës dhe Marokut. Këto ndihma po vlerësohen si thelbësore për përmirësimin e qeverisjes, garantimin e sigurisë, mbështetjen e nismave humanitare, forcimin e sundimit të ligjit dhe procesin e rimëkëmbjes në Gazë.
Më herët gjatë ditës, Shqipëria zyrtarizoi përfshirjen e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimi për Gazën, pas firmosjes së marrëveshjes përkatëse me Bordin e Paqes.
Aktiviteti zyrtar i nënshkrimit u organizua në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, dokumenti u firmos nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe nga komandanti i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.
Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: