Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zgjedhjet në Serbi: Lidershipi i Luginës bën thirrje për bashkim dhe mobilizim masiv në votime

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zgjedhjet në Serbi: Lidershipi i Luginës bën thirrje për bashkim dhe mobilizim masiv në votime
Në prag të procesit zgjedhor parlamentar në Serbi, krerët e subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës, të garimit të përbashkët në një listë unike, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, ka theksuar se angazhimi i ardhshëm parlamentar do të fokusohet te avancimi i kërkesave historike të shqiptarëve të kësaj zone. “Shtruarja edhe më tejshme e kërkesave tona, që janë një vazhdimësi e kërkesave që nga 2001, 2009, 2013, 2022, në raport me qeverinë e re, në raport me ndërkombëtarët dhe sidomos në proces të lobimit për të drejtat e shqiptarëve, janë ato fusha të cilat do të orientohemi dhe do të organizohemi të punojmë si deputetë të nesërm, pra, në parlament”, ka deklaruar Kamberi. Ndërkaq, Visar Mehmeti, kryetar i Alternativës për Ndryshim, ka shprehur optimizëm për rikthimin e unitetit politik dhe përfaqësimin e suksesshëm në Kuvendin e Serbisë. “Këtë herë më në fund jemi bërë bashkë pas 6 viteve, edhe unë me padyshim… me shumë bindje besoj dhe shpresoj se këtë herë mund të arrijmë prapë të tretin në parlamentin e Republikës së Serbisë”, u shpreh Mehmeti. Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, i cili ka vënë theksin te rëndësia e mbështetjes mbarëkombëtare për shqiptarët e Luginës. “Shqiptarët kërkojnë të drejtat e veta në këtë pjesë dhe orientimi politik është që bashkë me Kosovën, Shqipërinë dhe faktorin kombëtar që të përcjellin një mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës që më 25 dhjetor të dalin populli shqiptar masovikisht në këtë pjesë, të votojnë për Koalicionin Shqiptar me numër 17”, tha Musliu. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se ky bashkim politik përbën një shans historik për fuqizimin e faktorit shqiptar në institucionet qendrore dhe për ndërkombëtarizimin e halleve dhe sfidave me të cilat përballen banorët e kësaj treve. Thirrjeve për pjesëmarrje aktive në zgjedhje iu është bashkuar zyrtarisht edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, duke kërkuar nga qytetarët që të tregojnë përgjegjësi të lartë qytetare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar