Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Mungesa e meritokracisë në Mjekësi: Studentja shpërthen ndaj favoritizimit të fëmijëve të politikanëve

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mungesa e meritokracisë në Mjekësi: Studentja shpërthen ndaj favoritizimit të fëmijëve të politikanëve
Dhimitra Nushi, studente e vitit të katërt në Fakultetin e Mjekësisë, ka folur rreth protestës masive të paralajmëruar për të shtunën, duke vënë në dukje se mungesa e theksuar e meritokracisë mbetet një nga arsyet kryesore që po i detyron të rinjtë të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre. Gjatë një prononcimi, ajo ka ngritur shqetësimin për padrejtësitë në shpërndarjen e kuotave, duke theksuar se mundësitë shpesh u jepen fëmijëve të zyrtarëve të lartë, si deputetë dhe ministra, në kurriz të studentëve të tjerë. “Presim që nesër në protestë të na bashkohet edhe diaspora, por edhe studentët, qytetarët e thjeshtë dhe nxënësit e shkollave, si dhe studentët që nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen gjatë javës. Unë jam duke protestuar sepse dua sigurinë që nesër, kur të dal në tregun e punës, të konkurroj me ndershmëri dhe barazi, pra të ketë meritokraci. Mendoj se nuk ka meritokraci, sepse të gjithë e dimë të vërtetën”, u shpreh ajo në emisionin “Review”. Duke u ndalur te dega e saj, Nushi shtoi se numri i kufizuar i kuotave në Shqipëri shpesh përfundon në duart e familjarëve të politikanëve. “Po flas për fushën time: në Shqipëri ka shumë pak kuota dhe, nga ato që kam parë, i ka marrë gjithmonë vajza e deputetit, djali i ministrit, vajza e ministrit apo personi X. Pra, nuk ka pasur meritokraci për studentin apo specializantin që vërtet e ka merituar”, shtoi ajo. Në fund, studentja e Mjekësisë bëri me dije se shumë të rinj me rezultate të shkëlqyera dhe mbajtës bursash po detyrohen të largohen jashtë vendit për të vijuar specializimet, duke u shkëputur kështu nga familjet e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar