Aktuale
Diaspora shqiptare në Texas ngrihet në protestë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe kundër vendimeve të Hagës
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti shqiptar në Texas do të organizojë një protestë në qytetin Austin, të hënën në orën 13:00 me kohën lokale, për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Diaspora shqiptare në këtë shtet amerikan njihet për aktivizmin e saj të lartë dhe përfshirjen e vazhdueshme në fushat publike, kulturore dhe shoqërore, duke ruajtur lidhjet e forta me atdheun.
Kjo protestë ka për qëllim të manifestojë pakënaqësinë e bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale, si dhe të nderojë kontributin e jashtëzakonshëm të UÇK-së në mbrojtjen e popullit dhe arritjen e lirisë së Kosovës.
Në një zhvillim tjetër lidhur me këtë çështje, kongresisti amerikan nga Texas, Keith Self, kishte ngritur shqetësimet e tij më 14 shtator, vetëm dy ditë para se të jepej aktgjykimi, duke paralajmëruar për rrezikun e ndikimeve dhe “anshmërisë politike” në vendimet e gjykatës në Hagë.
"Shpresoj që një anshmëri e tillë të mos shfaqet këtë javë, kur të merret vendimi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësi pas viteve të shtypjes serbe", pati deklaruar kongresisti Self përmes një postimi në platformën X.
Tubimi protestues në Austin do t'i shërbejë komunitetit shqiptar për të përcjellë një mesazh të qartë në mbështetje të drejtësisë historike dhe të luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: