Sport
Pjesa e parë e vështirë në Ligën e Kombeve, Kosova humbet me dy gola epërsi ndaj Austrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur 45 minutat e para të sfidës së dytë në grupin B3 të Ligës së Kombeve nën disavantazhin e dyfishtë, duke u kthyer në dhomat e zhveshjes me rezultat 2-0 në favor të Austrisë.
Kombëtarja austriake mori kontrollin e lojës qysh në start dhe zhbllokoi shifrat në minutën e 23-të, kur mbrojtësi Affengruber tregohet i saktë duke realizuar me kokë pas një harkimi perfekt nga gjuajtja e lirë në zonën e rrezikshme.
Ndërkohë, kur po luiteshin sekondat e fundit të fraksionit të parë të lojës, një humbje e përqendrimit në mesfushën e Kosovës i kushtoi shtrenjtë. Kapiteni Schlager organizoi një aksion rrjedhës, i cili u kurorëzua me gol nga Adamu, pasi ky i fundit fitojë një asistim të pastër nga Wimmer.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: