Aktuale
Real Madridi synon goditjen e madhe në verë, argjentinasi mbetet objektivi kryesor për mesfushën
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe pas afrimit të emrave të bujshëm dhe transferimit të Bernardo Silvës, reparti i mesfushës te Real Madridi po shfaq disa paqëndrueshmërie gjatë këtij sezoni. Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit madrilen të jenë më të vendosur se kurrë për të siguruar shërbimet e një mesfushori klasik në merkaton e verës.
Sipas burimeve pranë “Football Insider”, gjiganti spanjoll nuk e ka hequr asnjëherë nga lista e dëshirave Alexis Mac Allister. Ylli argjentinas vazhdon të jetë preferenca absolute e “Los Blancos” për të shtuar cilësi dhe kreativitet në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2028 dhe, deri më tani, nuk ka pasur asnjë bisedë konkrete mes palëve për një zgjatje të mundshme të bashkëpunimit.
Në këto rrethana, spekulimet rreth një largimi të mundshëm të Mac Allister gjatë merkatos verore janë shtuar ndjeshëm, pasi drejtuesit e klubit anglez nuk do të dëshironin të rrezikonin humbjen e tij me parametër zero vitin pasardhës.
Për të lejuar largimin e mesfushorit argjentinas, klubi nga Anfield thuhet se kërkon një dëmshpërprejtje prej 100 milionë eurosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: