Aktuale
Protestat në vend/ Studentja: Laboratorët mungojnë, pedagogët korruptohen dhe tarifat janë të larta
Reklamë e Sponsorizuar
Studentja Brixhet Bali, e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, ka ngritur shqetësimin për mungesën e zhvillimit të laboratorëve dhe praktikës në degën e Inxhinierisë Elektronike, si dhe për atë që e cilësoi si korrupsion të përhapur mes pedagogëve.
Sipas saj, studentët përballen me mungesë të mundësive për të zhvilluar aftësitë praktike, ndërsa një tjetër problem mbeten tarifat e larta të studimit, të cilat, sipas saj, janë të vështira për t'u përballuar nga një pjesë e madhe e studentëve.
E pyetur nga moderatorja se përse studentët nuk e denoncojnë korrupsionin, Bali u shpreh se një ndër arsyet mund të jetë frika se ankesat e tyre nuk do të merren parasysh.
“Ndoshta nuk do të na merret për bazë, apo kanë frikë shumica”, u shpreh studentja.
Ajo theksoi se tarifat përbëjnë gjithashtu një shqetësim për shumë studentë, edhe pse për të personalisht mund të jenë të përballueshme.
“Mbase jo për mua që mund të jenë të përballueshme, por për shumicën e studentëve dhe shokëve të mi”,deklaroi Bali.
Studentja vuri në dukje se përmirësimi i kushteve të studimit, forcimi i praktikës profesionale dhe trajtimi i shqetësimeve të studentëve janë çështje që kërkojnë vëmendje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: