Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Alarm te Manchester United

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Alarm te Manchester United
Manchester United ka marrë një lajm shqetësues për sulmuesin Benjamin Sesko, i cili rrezikon të qëndrojë jashtë fushave deri në katër muaj, sipas raportimeve të mediave angleze. Sulmuesi 23-vjeçar ka pesë javë që mungon për shkak të një problemi fizik, i cili e kishte shqetësuar edhe gjatë gjashtë muajve të fundit. Klubi anglez po kryen kontrolle të tjera mjekësore në qendrën stërvitore Carrington për të përcaktuar më saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Trajneri Michael Carrick ka deklaruar se shpreson të ketë më shumë qartësi për gjendjen e futbollistit deri në fund të javës. Nëse mungesa e gjatë konfirmohet, Sesko mund të qëndrojë jashtë deri në shkurt, duke i krijuar probleme të mëdha repartit ofensiv të “Djajve të Kuq”. Kjo situatë mund ta detyrojë Manchester Unitedin të kërkojë një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit, veçanërisht pasi Joshua Zirkzee po has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta. Sesko shënoi 12 gola në sezonin e tij të parë me Unitedin, pas transferimit nga RB Leipzig. Tashmë, drejtuesit e klubit presin rezultatet e kontrolleve mjekësore, ndërsa një mungesë deri në katër muaj do të ishte një goditje e rëndë për planet e skuadrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar