Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën ka pritur në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me rastin e fillimit të mandatit të saj. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Vitia e ka uruar ambasadoren për detyrën e re dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Zvicrës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në fuqizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës. Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë te projektet AQH dhe IHS, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e kujdesit parësor dhe spitalor. Ministri Vitia ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, me synim avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar