Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mbrojtja e ujërave dhe ndalimi i eksportit si lëndë e parë, Pacolli tregon planet e reja

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se përmes Projektligjit për Menaxhimin e Resurseve Ujore synohet themelimi i Agjencisë së Ujërave dhe Rojave të Ujërave, si dhe ndalimi i eksportit të ujit si lëndë e parë. Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Punues në Kuvend, ku është shqyrtuar projektligji që synon mbrojtjen e resurseve ujore dhe përafrimin e Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas saj, projektligji parasheh krijimin e institucioneve për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e ujërave në terren, me qëllim parandalimin e abuzimeve dhe shfrytëzimit të paligjshëm të zhavorrit dhe rërës. Pacolli ka theksuar se përmes këtij projektligji synohet edhe krijimi i një baze ligjore për menaxhimin e digave ekzistuese dhe ndërtimin e digave të reja, si dhe hapja e rrugës për themelimin e Komitetit të Kosovës për Digat e Mëdha. Ajo ka shtuar se ndalimi i eksportit të ujit si lëndë e parë synon të nxisë përpunimin vendor, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Ministrja ka theksuar gjithashtu se përmes parimit “Ndotësi Paguan” synohet forcimi i përgjegjësisë së institucioneve dhe ndëshkimi i atyre që ndotin ujërat. “Uji është trashëgimi kombëtare. Me këtë ligj, ai kalon nën mbrojtje strikte shtetërore”, ka shkruar Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar