Sport
Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit, në kuadër të pjesëmarrjes në FIFA U-15 World Cup & Festival, një ngjarje e re ndërkombëtare e organizuar nga FIFA, e cila synon t’u ofrojë futbollistëve të rinj mundësi më të mëdha për zhvillim dhe përvojë në arenën ndërkombëtare.
Turneu zhvillohet nga 24 deri më 30 tetor dhe mbledh përfaqësuese të grupmoshës U15 nga e gjithë bota. Sipas FIFA-s, në këtë edicion historik marrin pjesë rreth 190 federata anëtare, ndërsa në program janë paraparë afro 1.000 ndeshje.
Gara është pjesë e përpjekjeve për t’u krijuar talenteve të rinj mundësi për t’u përballur me ekipe të vendeve të ndryshme dhe për të përfituar nga përvojat e futbollit ndërkombëtar.
Një nga veçoritë e këtij festivali është formati i lojës 8 kundër 8, me dy pjesë nga 20 minuta. Ndeshjet zhvillohen në fusha më të vogla, me synimin që lojtarët të kenë më shumë kontakte me topin, më shumë ndërveprime në lojë dhe mundësi për zhvillimin e aftësive teknike. Të gjitha ekipet do të vazhdojnë garën deri në ditën e fundit, ndërsa rezultatet e fazës së parë do të përcaktojnë nivelin në të cilin do të garojnë në fazën pasuese.
Dardanët e rinj do ta nisin paraqitjen në Baku më 24 tetor, kundër Estonisë. Të nesërmen i presin dy përballje, fillimisht ndaj kombëtares së Afrikës së Jugut dhe më pas ndaj Moldavisë. Seria e ndeshjeve të para përfundon më 26 tetor, me duelet kundër Francës dhe Anguillës.
Orari i ndeshjeve të Kosovës U15:
24 tetor, ora 09:00: Estonia –Kosova
25 tetor, ora 12:45: Afrika e Jugut –Kosova
25 tetor, ora 19:45: Kosova –Moldavia
26 tetor, ora 11:30: Franca –Kosova
26 tetor, ora 18:15: Anguilla –Kosova
Lista e futbollistëve të Kosovës U15
Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani do të përfaqësohet në këtë turne nga 14 futbollistë:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: