Sport
Humbje e ngushtë e Bashkimit në Estoni
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkimi i Prizrenit nuk ka arritur të kthehet me fitore nga udhëtimi në Talin të Estonisë, pasi pësoi humbje të ngushtë nga BC Kalev/Cramo me rezultat 88:84 (20:19, 19:21, 28:24 dhe 21:20).
Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të FIBA Europe Cup dhe ishte mjaft e rivalizuar, me prizrenasit që luftuan deri në fund, por nuk arritën të siguronin fitoren.
Lejson Zeqiri ishte basketbollisti më efikas te Bashkimi, duke realizuar 23 pikë, ndërsa Divine Myles kontribuoi me 20 pikë.
Në anën tjetër, te skuadra estoneze u dallua Damian Forrest, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë.
Pas tri xhirove të zhvilluara në Grupin F, BC Kalev/Cramo renditet në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Bashkimi zë vendin e pestë me tri pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: