Aktuale
Gjesti madhështor i Ronaldos, i dërgon mesazh prekës Kvaratskhelias pas dëmtimit të rëndë
Reklamë e Sponsorizuar
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të solidarizohet me yllin e Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, pasi ky i fundit mori lajmin e hidhur për dëmtimin që e ka lënë jashtë fushave të blerta.
Sulmuesi portugez i ka kushtuar disa fjalë zemre talentit gjeorgjian, duke e orientuar drejt qëndrueshmërisë mendore dhe besimit të palëkundur gjatë kësaj faze sfiduese të karrierës së tij.
"Betejat më të vështira në futboll janë shpesh ato që askush nuk i sheh. E di atë ndjesi, Kvara, por mos harro kurrë se çfarë të solli deri këtu dhe mos lejo që një moment i vështirë të të bëjë të dyshosh në gjithçka që mund të arrish", mësohet të jetë shprehur pesë herë fituesi i Topit të Artë në mesazhin e tij.
"Vazhdo ta mbash ndezur atë zjarr brenda vetes. Më e mira ende nuk ka ardhur", përmbyllet fjalët inkurajuese të legjendës portugeze drejtuar sulmuesit parisien.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: