Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Protestat dhe kërkesa për dorëheqje, Rama: Skenar i sponsorizuar nga krimi dhe grupe ekstremiste

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Protestat dhe kërkesa për dorëheqje, Rama: Skenar i sponsorizuar nga krimi dhe grupe ekstremiste
Kryeministri Edi Rama i ka etiketuar protestat e fundit të dhunshme si një skenar të organizuar nga faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë lëvizjen ANTIFA, fraksione të radikalizuara rinore dhe individë me rekorde kriminale. Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me drejtuesit dhe përfaqësuesit e sistemit bankar në vend, kreu i ekzekutivit i ka cilësuar protestuesit si anarkistë dhe neo-komunistë, të cilët sipas tij përdorin një gjuhë të papranueshme. “Kjo është një dhunë e orkestruar, e lidhur me elementë të brendshëm dhe të jashtëm, përmes një lëvizje anarkiste neo komuniste e cila quhet ANTIFA dhe pjesësh të tjera të radiklizuara të rinisë. Vajza dhe djem që janë të ekstremizuar dhe që ulërasin dhe bëjnë thirrje si në kohën e mesjetës apo pas luftës për të burgosur cilindo që sipas tyre përfaqëson të keqen. Ana tjetër është komponenti i kriminalitetit. Kriminaliteti i vogël i lagjeve dhe periferive që mblidhet me sponsorimin e krimit të organizuar, por edhe të subjekteve të tjera politike”, u shpreh Rama. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se këto grupe operojnë me mbështetjen e aktorëve të huaj, të cilët sipas tij kanë për qëllim destabilizimin e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Evropës. “Të gjitha këto bashkë kanë një mbështetje të provuar dhe që provohet dita ditës nga forca të huaja, të interesuara për të destabilizuar Shqipërinë dhe Evropën në tërësi. Këta elementë të bashkuar në një front të vetëm, nuk janë studentët dhe shoqëria që kanë të drejtë të protestojnë për të kërkuar ndryshim dhe gjithçka tjetër. Fatkeqësisht ka njerëz gjithnjë e më pak, por ka njerëz, si rasti i pedagogëve të Universitetit, një pjesë shumë e vogël në terësi së bashku me të tjerë aty që i bëjnë jehonë dhe nuk bëjnë asgjë për tu distancuar nga dhuna, gjë që e merr të plotë jehonin në ekrane”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar