Aktuale
Tragjedi familjare, ylli i Bayernit humbet përballjen vendimtare ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve
Reklamë e Sponsorizuar
Joshua Kimmich do të mungojë në radhët e Bayern Munichut për sfidën e mbrëmjes së sotme kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, pasi është tronditur nga një humbje e rëndë në gjirin e familjes së tij të ngushtë.
“Për shkak të një vdekjeje në familjen e tij të ngushtë, Joshua Kimmich nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme kundër Arsenalit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Klubi gjerman ka bërë një apel publik drejtuar opinionit dhe mediave: “Në emër të familjes, kërkojmë që privatësia dhe dhimbja e tij të respektohen, si dhe të shmangen pyetjet dhe raportimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje”.
Në mesazhin e tyre zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, drejtuesit e Bayernit kanë shtuar: “I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta Joshua Kimmichit dhe familjarëve të tij”.
Përveç mesfushorit gjerman, trajneri do të duhet të bëjë llogaritë pa disa mungesa të tjera të rëndësishme në këtë takim. Michael Olise nuk do të mund të ndihmojë skuadrën për shkak të një pezullimi pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Vikingut, ndërsa Jamal Musiala mbetet jashtë fushave i dëmtuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: