Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Rama mbledh drejtuesit e bankave: Sulmet ndaj institucioneve financiare janë dhunë e orkestruar

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Rama mbledh drejtuesit e bankave: Sulmet ndaj institucioneve financiare janë dhunë e orkestruar
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit e bankave në mjediset e Bankës së Shqipërisë, në një periudhë kur disa filiale bankare në kryeqytet janë bërë shënjestër e akteve vandale gjatë protestave të fundit, duke rrezikuar mbarëvajtjen e shërbimeve për qytetarët. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi situatën si një valë të paprecedentë të paligjshmërisë. “Ishte e rëndësishme ta bënim këtë takim edhe me ju pas një histerie dhune që krijoi trysni të madhe mbi njerëzit e mbi të gjitha që mori peng Tiranën duke krijuar edhe idenë e një përshkallëzimi që mund të merrte përpara me flakë e gurë gjithë Shqipërinë. Natyrisht që për ne nuk ka asnjë dyshim. Është dhunë orkestruar e lidhur me elemente të brendshëm dhe të jashtëm, e lidhur edhe me çka ndodhur nëpër qytete të tjera europiane, përmes një organizate neokomuniste që quhet ANTIFA, por ky është vetëm njëri nga komponentët e dhunës”, u shpreh Rama. Më tej, ai detajoi strukturën e këtij organizimi, duke përmendur përfshirjen e të rinjve të ekstremizuar, grupeve të vogla kriminale të lagjeve të mbështetura nga krimi i organizuar dhe subjekte të ndryshme politike, si dhe aktorë të huaj që synojnë destabilizimin. Ai theksoi se këto grupe nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë zërin e studentëve apo qytetarëve që protestojnë në mënyrë legjitime. Kryeministri kritikoi gjithashtu një pjesë të pedagogëve dhe mediave për mungesë distancimi nga aktet e dhunshme. Ai siguroi se vendi nuk po kalon përmes krizave të së kaluarës apo skenave të vitit 1997, ndërsa vlerësoi rolin e institucioneve financiare si gardiane të kursimeve të qytetarëve shqiptarë. Duke shprehur solidaritetin e plotë qeveritar, Rama bëri të a ditur se shteti do t'i adresojë kërkesat e studentëve përmes hapave konkretë. Ai njoftoi se qeveria ka miratuar projektligjin për strehimin social të përballueshëm, i cili parashikon edhe mbulimin e gjysmës së vlerës së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara, duke mbyllur kështu një nga pikat kyçe të diskutimit të ditëve të fundit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar