Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ndahet nga jeta figura e shquar e lobit shqiptar në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton përcjellin mesazhin prekës për Osman Osmanin

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndahet nga jeta figura e shquar e lobit shqiptar në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton përcjellin mesazhin prekës për Osman Osmanin
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, i kanë dërguar një mesazh ngushëllimi familjes dhe miqve, me rastin e ndarjes nga jeta të Osman Osmanit, njërit ndër themeluesit e lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një letre prekëse, çifti i njohur amerikan ka evokuar kujtimet me Osmanin, i cili ka qenë fqinji i tyre prej vitit 1999. “Zemrat tona janë pranë të gjithë atyre që janë mbledhur sot për të nderuar jetën e mikut dhe fqinjit tonë të dashur, Osman Osmani. Ne e takuam Osmanin dhe familjen e tij në vitin 1999, jashtë shtëpisë së tij në Chappaqua, Nju Jork, përballë shtëpisë që sapo kishim blerë. Zemra e tij e mirë dhe shpirti i tij bujar u dëshmuan që në takimin tonë të parë, kur ai na prezantoi me një familje refugjatësh nga Kosova, e cila po qëndronte në shtëpinë e tij”, shkruhet në letrën e familjes Clinton. Në vazhdim të mesazhit, Bill dhe Hillary Clinton kanë shprehur falënderimet e tyre të sinqerta për mikpritjen, marrëdhënien e ngushtë miqësore dhe natyrën gazmore që e karakterizonte atë. “Osmani ishte një njeri i mrekullueshëm dhe ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për miqësinë, mikpritjen dhe humorin e tij të mirë. Mendimet dhe lutjet tona janë me fëmijët e Osmanit, me gjithë familjen e tij, me miqtë e shumtë dhe me të gjithë ata që patën fatin dhe bekimin ta njihnin”, thuhet në përfundim të telegramit të ngushëllimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar