Politikë
Zvarritja e punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, reagon ashpër Hykmete Bajrami
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur alarmin dhe ka kërkuar llogaridhënie institucionale lidhur me dështimin e përfundimit të punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.
Përmes një reagimi të publikuar në platformën sociale Facebook, ligjvënëseja e LDK-së ka sjellë në vëmendje premtimin e mëhershëm të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte garantuar se ky aks rrugor do të ishte i hapur plotësisht brenda vitit 2022.
Duke analizuar situatën aktuale ekonomike dhe administrative, Bajrami i ka cilësuar gjashtë vitet e fundit dhe mbi 20 miliardë euro të shpenzuara si një periudhë të humbur, e cila nuk ka prodhuar asnjë ndikim apo zhvillim të prekshëm për vendin.
Në postimin e saj ajo ka theksuar: “Më 2 nëntor 2021, Albin Kurti premtoi se rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundonte në vitin 2022. Sot, gati pas pesë vitesh rruga ende nuk ka përfundu. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë Euro buxhet të humbura pa lënë asnjë shënjë në këtë vend”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: