Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vendim historik: Biblioteka e Tetovës fiton statusin universitar

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vendim historik: Biblioteka e Tetovës fiton statusin universitar
Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë është ngritur zyrtarisht në nivel universitar, pasi Qeveria ka marrë vendimin për ndryshimin e statusit të saj, bëjnë të ditur nga koalicioni VLEN. Sipas këtij institucioni, ky hap i rëndësishëm do t'u sigurojë profesorëve dhe studentëve kushte shumë më të favorshme për t'u angazhuar në studime dhe hulumtime të thelluara shkencore. "Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve", thuhet në deklaratën e VLEN. Në njoftim gjithashtu theksohet përkushtimi ndaj gjeneratave të reja dhe familjeve të tyre: "Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar