Sport
Krizë te Partizani, sfida ndaj Skënderbeut është shansi i fundit për kthesën e madhe
Reklamë e Sponsorizuar
Partizani po bëhet gati për një duel delikat ndaj Skënderbeut, i vlefshëm për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar tashmë detajet e kësaj përballjeje, e cila do të zhvillohet të shtunën, në orën 13:30.
Skuadra e kryeqytetit ka shfaqur luhatje të mëdha që në startin e këtij edicioni, duke mos i përmbushur pritshmëritë. Humbja e rëndë me rezultatin 4-1 ka tronditur sërish ambientin e kuq, ndaj ndaj skuadrës korçare kërkohet me çdo kusht reagimi dhe largimi nga zona e rrezikut.
Trajneri Mislav Karoglan ndodhet përballë një misioni sa delikat, aq edhe sfidues. Atij i duhet të menaxhojë një presion të madh për të rimëkëmbur një ecuri negative që rrezikon të shndërrohet në dështim total, nëse nuk merren masa që nga ky takim.
Në stadiumin e Vorës, “demat e kuq” synojnë kthesën e madhe dhe largimin nga fundi i renditjes. E vetmja zgjidhje për të lënë pas këtë moment të errët dhe për të gjetur qetësinë e shumëpritur mbetet triumfi dhe marrja e tri pikëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: