Politikë
Anatomia e një mashtrimi politik: Pse Albin Kurti nuk është pjesë e protestave në Tiranë
Reklamë e Sponsorizuar
Përballë valës së fuqishme të pakënaqësisë popullore dhe revoltës studentore në Tiranë, qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe strukturat e saj mediatike kanë zgjedhur rrugën e fabrikimit të intriga. Nga pretendimet për ndikime misterioze të iranianëve, rusëve, serbëve dhe grekëve, e deri te aludimet për praninë e të ashtuquajturave "UFO", diskursi zyrtar nuk ka lënë skenar pa përdorur për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Në këtë vorbull narrativash të rreme, zërat pranë ekzekutivit në Tiranë dhe Prishtinë shpesh kanë drejtuar gishtin nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar atë si drejtuesin e fshehtë të këtyre protestave.
Në realitet, këto akuza mbeten thjesht spekulime pa asnjë provë materiale. Asnjë qytetar apo protestues nuk ka ngritur ndonjëherë akuza se i shërben agjendave të huaja apo kryeministrit kosovar. Strategjia e pushtetit në Tiranë synon qartësisht të prodhojë një alibi të rreme, duke e pozicionuar padrejtësisht liderin e Kosovës në krah të armiqve të Shqipërisë. Përtej këtij inxhinierimi propagandistik, ku gënjeshtra ngrihet në nivelin e artit, ekziston një paradoks i qartë: flitet për ndërhyrje dhe komlote, por mungojnë krejtësisht të akuzuarit konkretë.
Në këtë dinamikë politike, kreu i qeverisë kosovare nuk ka asnjë interes strategjik apo motiv për t'u përfshirë në trazirat e brendshme të Shqipërisë, e aq më pak për t'u hakmarrë ndaj intrigave të mëparshme të Edi Ramës kundër tij. E shumta, ajo që mund të thuhet është se politikat e vetë qeverisë shqiptare kanë krijuar terrenin për këtë pakënaqësi, por kjo nuk e bën Kurtin nxitës të revoltës. Së pari, sepse një lider serioz nuk merret me një qeveri që ka humbur çdo mbështetje morale; së dyti, ai tashmë ka konsoliduar institucionet e vendit të tij duke lënë pas pengesat e dikurshme; dhe së treti, dëmi që Rama i ka bërë Kosovës ndër vite e ka diskredituar plotësisht atë si një kundërshtar të barabartë.
Për më tepër, profili politik i Albin Kurtit udhëhiqet nga parime kombëtare dhe jo nga kalkulime të ngushta personale. Ndërsa praktikat qeverisëse në Tiranë shpesh janë shoqëruar me dëshmi të rënda të dëmit ndaj interesit publik dhe shtetëror, qasja e Kurtit mbetet e lidhur ngushtë me mbrojtjen e interesit qytetar dhe kombëtar. Për këtë arsye, përpjekjet për t'i atribuar atij skenarë dashakeqë ndaj Shqipërisë dështojnë që në nisje, pasi ato nuk përkojnë aspak me realitetin dhe standardet e tij politike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: