Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Revolta rinore, Berisha: Pedagogët e dëshmuan veten sot intelektualë të vërtetë

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Revolta rinore, Berisha: Pedagogët e dëshmuan veten sot intelektualë të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me të deleguarit e Kryesisë në degët e Tiranës, kryetarët dhe koordinatorët e degëve të Tiranës. Së pari dua të falënderoj shumë përzemërsisht, të shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata demokrate e demokratë dhe mbështetës tanë, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në këtë revoltë historike të rinisë studentore dhe gjimnazistëve të Tiranës. Edi Rama nxori fytyrën e vërtetë, por u garantoj se vetëm njërën prej fytyrave të tij më të shëmtuar se shpirti i tij katran dhe i zi është me kate të pafundme. Shqiptarët do të marrin vesh, do të mësojnë se cili është karakteri i vërtetë i këtij bastardi të xhelatëve të diktaturës. Dita e sotme ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë revoltë. Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë pedagoget dhe pedagogët e universiteteve, të cilët në mënyrën më të vendosur i dhanë përgjigjen më shkatërrimtare strategjisë së terrorit të kuq që ai shpalosi dje gjatë ditës me akte që Tirana i kishte parë ndonjëherë. Edi Rama dje gjatë ditës, me mercenarë të blerë 2500 euro, që dëshmuan se janë të gatshëm të shesin shpirt, nder, dinjitet dhe çdo gjë për pesë lekë, u vërsul ndaj të rinjve, ndaj qytetarëve me një egërsi të paparë. Ai mendoi se me atë dhunë të egër sot Tiranën do ta kishte të qetë. Ai beson verbërisht tek dhuna. Bastardi i xhelatëve të egër të diktaturës komuniste, i Kristaq Ramës që firmoste varjen e kundërshtarëve, i Spiro Kolekës, një xhelat i inteligjencës teknike të Shqipërisë, ai mbrëmë shpalosi një egërsi të paparë. Nxori dhëmbët duke besuar se mund të mposhtë një rini. Por sheshi plot i pedagogëve dhe studentëve sot ishte përgjigja më dinjitoze e këtyre grave dhe burrave fisnikë, intelektualë të vërtetë, që hoqën mënjanë mantelin e konformizmit dhe dolën në shesh të mejdanit me studentët e tyre. Nuk ka asgjë që dallon intelektualin e vërtetë nga pseudointelektuali. Intelektuali i vërtetë beson dhe është një avokat i pamposhtur i interesit publik. Pseudointelektuali është në mizantrop meskin që beson se profesioni i tij është gjithçka dhe harron se me profesionin është thjesht një zanatçi. Ndaj dhe sot pedagogët e universiteteve dëshmuan veten intelektualë të vërtetë. Në një moment kritik të revoltës studentore i dhanë përgjigjen më të merituar një dëshmi që dëshmon se për lëkurën e tij, për paratë e tij është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar