Politikë
Vazhdon propaganda serbe: Gjuriq i pakënaqur me dënimin e krerëve të UÇK-së, kërkon më shumë
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, ka shprehur pakënaqësi me vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke dëshiruar se drejtësia është dashur të shkojë edhe më tutje.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Gjuriç iu referua vendimit të shpallur më 16 shtator ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe u shpreh i pakënaqur që ka rënë akuza për krime kundër njerëzimit.
“Me 16 shtator, katër burra që dikur bartnin përgjegjësi ushtarake u shpallën fajtorë. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, mbajtje arbitrare, torturë etj. Drejtësia është dashur të shkojë më tutje. Akuza për krime kundër njerëzimit nuk kanë rezultuar me dënime”, deklaroi Gjuriq.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: