Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gazeta çeke: Brno do të jetë nën masa të shtuara sigurie në Kosovë, shkak lojtarët serbë

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gazeta çeke: Brno do të jetë nën masa të shtuara sigurie në Kosovë, shkak lojtarët serbë
Klubi çek i volejbollit, Volejbal Brno, do të udhëtojë në Kosovë në muajin nëntor, ku do të përballet me KV Ferizajn në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Challenge Cup-it evropian. “Për shkak të ndjeshmërisë së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, klubi çek po përgatit masa të shtuara sigurie, pasi trajneri Ivan Blagojeviq dhe dy lojtarë të skuadrës janë nga Serbia, ka raportuar gazeta çeke “Idnes”. Menaxheri i përgjithshëm i klubit, Michal Hrazdira, ka bërë të ditur se organizimi i udhëtimit nuk do të jetë i lehtë. Klubi është në kontakt me ambasadën dhe po i përgatit udhëtimin dhe qëndrimin në Kosovë sipas rekomandimeve të saj. Sipas tij, skuadra pritet të shoqërohet nga policia gjatë udhëtimit nga aeroporti, ndërsa lojtarëve u është kërkuar të qëndrojnë së bashku dhe që lojtarët serbë të mos lëvizin të vetëm. “Na kanë paralajmëruar, për shembull, që të mos i tregojmë tre gishtat. Është një gjest me ndjeshmëri historike, i cili mund të provokojë reagimin e tifozëve”, ka deklaruar Hrazdira. Masa të shtuara sigurie pritet të ketë edhe në ndeshjen e parë në Brno, ku klubi do të përforcojë shërbimin e sigurisë për të parandaluar incidente të mundshme mes tifozëve. “Është e panevojshme. Bëhet fjalë për sport, jo për zgjidhjen e problemeve historike”, ka theksuar menaxheri, duke shtuar se klubi nuk dëshiron të nënvlerësojë mundësinë e ndonjë incidenti të shkaktuar nga një individ fanatik. Trajneri serb i Brnos, Ivan Bllagojeviq, ndërkohë, ka theksuar se dëshiron ta mbajë politikën larg përgatitjeve sportive. “Unë nuk jam politikan. Jam trajner volejbolli dhe përqendrohem te ndeshja. Nëse sillemi normalisht dhe nuk provokojmë me gjeste, gjithçka do të jetë në rregull”, ka deklaruar Bllagojeviq. Ndeshja e parë ndërmjet Brnos dhe Ferizajt do të zhvillohet më 10 nëntor në sallën sportive në rrugën Kounicova, në Brno, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar për 17 nëntor në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar