Aktuale
Në Deçan festohet “Dita e Gështenjës”, Haradinaj lartëson punën e palodhur të fermerëve dhe vlerat tradicionale
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar banorëve të Deçanit në festën tradicionale të njohur si “Dita e Gështenjës”.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai e ka vlerësuar këtë ngjarje si një dëshmi të qartë të ruajtjes së zakoneve brez pas brezi, të cilat pasqyrojnë përkushtimin e zonës ndaj tokës dhe trashëgimisë kulturore.
“Një festë qe është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë. Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: