Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

A ekziston realisht Bashkimi Evropian? Sfidat e unitetit dhe përçarjet e brendshme

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 07:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A ekziston realisht Bashkimi Evropian? Sfidat e unitetit dhe përçarjet e brendshme
Në letër, Bashkimi Evropian ekziston si një formalitet, mirëpo në praktikë, në përmbajtje dhe në veprim, ky unitet mungon dukshëm. Kjo realitet po dëshmohet dita-ditës në arenën ndërkombëtare, ku vendimet dhe qëndrimet e përbashkëta shpesh mbeten vetëm në nivel letrash. Pika e parë dhe më e qartë e kësaj mungese uniteti u pa me çështjen e Kosovës. Si një bllok i unifikuar, ose të gjitha shtetet anëtare do të duhej ta njihnin pavarësinë e saj, ose asnjëra. Për më tepër, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtimit (GJND) konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, qëndrimi i vendeve mosnjohëse përbën një shpërfillje jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vetë GJND-së, e cila u thirr pikërisht me kërkesë të Serbisë. Statistikisht, rreth 81.48 për qind e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur Republikën e Kosovës, kundrejt vetëm 18.52 për qind që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Megjithatë, paradoksalisht, kjo pakicë prej 18 për qindëshi arrin të dominojë mbi shumicën dërrmuese, duke penguar që BE-ja ta trajtojë Kosovën si shtet të barabartë. Argumente shtesë për çarjet e brendshme të BE-së shihen te qëndrimet ndaj Rusisë. Më parë pati shqetësime lidhur me veprimet e kryeministrit të Hungarisë, i cili ka vepruar jashtë politikave uniatare të bllokut, duke mos i zbatuar apo duke lehtësuar sanksionet ndaj Moskës. Së fundmi, një situatë e ngjashme është krijuar edhe me Sllovakinë, e cila ka nisur rivendosjen e marrëdhënieve ushtarako-diplomatike me Rusinë për herë të parë që nga viti 2022. Takimi i kryeministrit Robert Fico me Vladimir Putin në Kremlin dëshmon synimin për të zgjeruar bashkëpunimin përtej furnizimit me energji, pikërisht në kohën kur Brukseli kërkon forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Një organizatë e bashkuar duhet të veprojë si një trup i vetëm, por në BE po vërehen çarje të thella. Pakica e vogël e shteteve anëtare ndjek interesa të ndryshme, ndërsa shumica nuk po arrin të ushtrojë ndikim apo t'i japë fund këtyre divergjencave. Një lëshim tjetër i diskutueshëm nga ana e bllokut evropian ka qenë lejimi i kandidimit dhe zgjedhjes si eurodeputet i shtetasit shqiptar Fredi Beleri, i cili në atë kohë ndodhej i burgosur në Shqipëri për vepra penale. Ky veprim ngre pikëpyetje të mëdha mbi standardet e BE-së, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është ende anëtare e bllokut dhe se Greeqia kishte mjaftueshëm kandidatë të tjerë për ta përfaqësuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar