Politikë
Masat e sigurisë para protestës: Bashkia heq pllakat e trotuareve pranë Kryeministrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërkohë që sot pritet të zhvillohet dita e gjashtë e tubimit të studentëve në kryeqytet, autoritetet kanë ndërmarrë hapa parandalues pranë goditjes së institucionit të Kryeministrisë, për të shmangur incidentet e mundshme dhe përdorimin e tyre si mjete goditëse.
Sipas pamjeve filmike në terren, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë angazhuar në heqjen e pllakave të betonit përgjatë trotuareve, me qëllim që protestuesit të mos kenë akses në materiale që mund të shërbejnë si gurë gjatë zhvillimit të manifestimit.
Kjo lëvizje vjen në kuadër të tensioneve të vazhdueshme të protestës studentore, e cila ka hyrë në ditën e saj të gjashtë, ku pjesëmarrësit kërkojnë përmirësim rrënjësor të kushteve në auditorë, si dhe perspektivë më të sigurt për punësimin dhe jetesën e tyre në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: