Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Ministria e Plagjiaturës” – Taulant Muka nga protesta: Ditët dhe orët e Edi Ramës kanë marrë fund!

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Ministria e Plagjiaturës” – Taulant Muka nga protesta: Ditët dhe orët e Edi Ramës kanë marrë fund!
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, është bashkuar këtë të martë me tubimin e organizuar para Ministrisë së Arsimit, ku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe sistemit arsimor, duke thënë se po lartësojnë individë të përfshirë në plagjiaturë. Gjatë fjalës së tij, Muka e pagëzoi institucionin arsimor si “Ministria e Plagjiaturës” dhe theksoi se në këtë protestë janë përfshirë edhe prindërit, të cilët i kanë mbështetur fëmijët e tyre që të ngrihen për të ardhmen e vendit. Duke sjellë në vëmendje denoncimet e bëra më parë për çështjen e plagjiaturave, ai u shpreh se institucionet nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim në momentin kur ai kishte ngritur shqetësimet zyrtare, duke shtuar se kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). “Kjo është Ministria e Plagjiaturës. S’ka kopjac dhe hajdut që nuk ka lënë pa promovuar ky sistem. Prindërit, në një farë mënyre, janë këtu, sepse kanë lënë fëmijët e tyre që të protestojnë. Qeveria i kishte vënë zjarrin shtetit. Ishte shtet që kishte poste, por jo letra. Ministrja shqetësohej për ‘like’-t dhe sharjet, dhe jo për studentët. Kur unë zbulova plagjiaturat, nuk donte të merrte masa. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe SPAK sot. Goditja më e fortë që ka qenë është takimi i parë me qeverinë. Dolën tabelat me sharje dhe ‘like’-t që marrin në rrjetet sociale”, u shpreh ndër të tjera Muka. Në fund të fjalimit të tij, ish-zv.ministri lëshoi tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, duke paralajmëruar se fundi i pushtetit të tij është afër: “Dje i ishte trashur gjuha nga medikamentet antipanik, pasi nuk shqiptonte dot TH dhe DH. Ditët dhe orët e tij janë të numëruara. Rinia është zemra dhe shpirti i këtij kombi”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar