Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tensionohet situata në Tiranë: Studentët i vënë flakën valixhes dhe e hedhin brenda Ministrisë së Arsimit

Redaksia Lajmetereja • 17-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionohet situata në Tiranë: Studentët i vënë flakën valixhes dhe e hedhin brenda Ministrisë së Arsimit
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente të tensionuara, pasi protestuesit kanë djegur një valixhe dhe më pas e kanë hedhur atë brenda oborrit të këtij institucioni shtetëror. Ky veprim është përdorur si formë simbolike për të dëshmuar largimin masiv të të rinjve nga vendi, duke reflektuar një prej shqetësimeve kryesore që ata kërkojnë të ngrenë përmes kësaj proteste. Ky incident vjen në vijim të përshkallëzimit të situatës pranë ministrisë, ku më herët disa persona të maskuar kanë hequr kangjellat metalike dhe pllakat e trotuarit, duke bllokuar rrugën me vetë kangjellat e shkulura. Kjo është dita e pestë e protestës së organizuar nga studentët në kryeqytetin shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar