Sport
Forma e shkëlqyer e Leon Parduzit, Holstein Kiel ndal hovin e Hertha Berlinit
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të javës së tetë në Bundesliga II të Gjermanisë, Holstein Kiel ka arritur të ndalë serinë e sukseseve të Hertha Berlinit, duke barazuar pa gola (0:0) në këtë përballje. Rezultati ka frenuar kryeqytetasit pas një ecurie prej shtatë fitoresh radhazi në kampionat.
Për vendësit, talenti nga Kosova, Leon Parduzi, e nisi takimin nga minuta e parë dhe pati një paraqitje mjaft bindëse. Përfaqësuesi i formacionit u vlerësuar me nota pozitive nga platforma e njohur e statistikave sportive, “Sofascore”, e cila i dha atij notën 7.7 për kontributin e dhënë në fushë.
Ndërkaq, protagonist absolut i ndeshjes për Holstein Kielin ishte portieri Timon Weiner, i cili u shpall lojtari më i mirë i takimit duke u vlerësuar me notën e lartë 9.2, pas pritjeve vendimtare që mbajtën portën të paprekur.
Pas këtij barazimi, Hertha e Berlinit vazhdon të udhëheqë renditjen tabelore me 22 pikë të tubuara, kurse Holstein Kiel mbetet në pozitat e fundit, saktësisht në vendin e 18-të me pesë pikë, duke kërkuar ende triumfin e parë sezonal në këtë rang garash.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: