Politikë
Kosovë-Oman: Konjufca pret ambasadorin Al-Hinai, fokusi te partneriteti ekonomik dhe diplomatik
Reklamë e Sponsorizuar
Zëvendëskryeministri i Parë dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Ambasadorin e Posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Sh.T. Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai.
Në qendër të bisedimeve mes dy zyrtarëve të lartë ishin raportet aktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, si dhe perspektivat për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. Palët vunë theksin e veçantë te domosdoshmëria e zgjerimit të fushëveprimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe ngritjen në një nivel më të lartë të lidhjeve diplomatike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: