Sport
Kosova 1-0 Irlanda: GOOOOOOOOOL… Vedat Muriqi
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës do të nis sot (e enjte), 24 shtator 2026, kampanjën në Ligën e Kombeve, ku është pjesë e grupit 3 në Ligën B.
“Dardanët” do të luajnë sonte ndeshjen e parë grupit ndaj Republikës së Irlandës, e paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi i Franco Fodas është gati për këtë përballje edhe përkundër disa mungesave në mesfushë sikurse ato të Florent Muslijës dhe Elvis Rexhbeçajt, si dhe largimeve të Amir Rrahmanit dhe Florent Hadergjonajt.
Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës ka rifreskuar ekipin me disa prurje të reja cilësore si ato të Erblin Osmanit, Dion Kaçurit dhe Milot Avdylit.
Ndeshja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës, i cili vazhdon me ndeshjet në udhëtim ndaj Austrisë më 29 shtator dhe Izraelit më 1 tetor, para se të luajë më 4 tetor në Prishtinë ndaj Austrisë.
Për gjithçka rreth ndeshjes ndaj Irlandës, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: