Kronikë
Tensione dhe përplasje në Korçë: Përfundon protesta, mbi 20 të rinj shoqërohen në polici
Reklamë e Sponsorizuar
Kanë përfunduar pas rreth pesë orësh zhvillimet e tensionuara dhe përplasjet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar në qytetin e Korçës.
Gjatë tubimit, disa akse rrugore u bllokuan, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa situata degradoi në përleshje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.
Si pasojë e incidenteve të dhunshme, janë shënuar dëme materiale në ambientet e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në Drejtorinë Arsimore, si dhe në ndërtesën e Bashkisë së Korçës.
Përplasjet e ndodhura kanë lënë pas edhe persona të lënduar nga të dyja palët, ku mes të prekurve numërohen efektivë policie dhe pjesëmarrës në protestë.
Autoritetet policore kanë ndërhyrë duke shoqëruar mbi 20 të rinj në komisariat, ndërkoh vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësinë për incidentet e shënuara gjatë këtij tubimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: