Politikë
Kurti premton mbështetje të plotë për Luginën dhe denoncon diskriminimin sistematik
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ritheksuar angazhimin e tij për t'iu gjendur pranë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke ofruar mbështetje të gjithanshme politike, materiale dhe financiare.
Pas përfundimit të seancës plenare të Kuvendit, kreu i ekzekutivit ka shprehur mirëseardhjen për bashkimin e faktorit politik shqiptar në një listë të përbashkët zgjedhore, e cila do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi nën emrin “Koalicioni Shqiptar”.
“Ne i mbështesim shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc edhe në aspektin politik por edhe në atë material e financiar. Synimi ynë është që atyre t’u respektohen të drejtat kombëtare, qytetare, njerëzore dhe për the këtë jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. E përshëndesim faktin që në zgjedhjet atje do ta kemi një subjekt të përbashkët, që quhet “Koalicioni Shqiptar” dhe iu dëshirojmë gjithë të mirat për shkak se diskriminimi ndaj shqiptarëve është i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Kurti.
Më tej, ai ka sjellë në vëmendje shifra alarmante të pabarazisë institucionale, duke bërë të turpshme faktin se gjatë dekadës së fundit nuk është integruar asnjë efektiv i ri policor me përkatësi etnike shqiptare në Luginë, ndërkohë që në Spitalin e Vranjës, nga mbi 1 mijë e 300 të punësuar, vetëm dy mjekë i përkasin komunitetit shqiptar, gjë që dëshmon se duhet bërë punë e madhe për korrigjimin e padrejtësive.
“Ta zëmë qe 10 vjet asnjë polic shqiptar nuk është pranuar i ri në punë prej vitit 2016 në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe prej mbi 1 mijë e 300 të punësuarve në Spitalin e Vranjës veç 2 mjekë janë shqiptarë. Ka shumë punë atje për t’i rregulluar padrejtësitë dhe që shqiptarët t’i kenë të drejtat që u takojnë atyre”, u shpreh ai.
Fokusi kryesor i ndihmës institucionale drejt Luginës mbetet financimi i nismave dhe projekteve që synojnë ngritjen e mirëqenies së bashkësisë shqiptare, si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, gjuhës dhe identitetit kombëtar në këto treva.
Ky angazhim financiar dhe institucional mbështetet drejtpërdrejt në memorandumin e bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: