Sport
Kupa e Maqedonisë: Bashkimi Mëson Rivalin, Përballje Vëllazërore në Kumanovë
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkimi i Kumanovës ka zbuluar kundërshtarin e tij në fazën e një të tetës së finales për Kupën e Maqedonisë në futboll, pas shortit të hedhur këtë të mërkurë.
Klubi kumanovar do të masë forcat në këtë rund me skuadrën e Shkëndijës së Haraçinës, në një duel që paralajmërohet si një përballje vëllazërore mes dy ekipeve.
Përmes një njoftimi zyrtar për opinionin, drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se procedurat e shortit janë zhvilluar në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).
Po ashtu, nga klubi është bërë e ditur se FC Bashkimi 1947 do të ketë komoditetin e terrenit vendas, pasi ky takim do të organizohet dhe zhvillohet në stadiumin e tyre.
Sa i përket datës së saktë dhe orarit zyrtar se kur do të luhet kjo ndeshje, drejtuesit e klubit kanë njoftuar se opinionif dhe tifozët do të njoftohen përmes një njoftimi të dytë gjatë ditëve në vijim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: