Sport
Goditje e madhe nga kampionët: Trepça përforcohet me basketbollistin Drew Thelwell
Reklamë e Sponsorizuar
Pas triumfit historik në udhëtim ndaj Splitit në kuadër të FIBA Europe Cup, skuadra e Trepçës ka vazhduar lëvizjet e fuqishme në merkato, duke siguruar shërbimet e një lojtari të ri për të shtuar konkurrueshmërinë si në skenën ndërkombëtare, ashtu edhe në garat vendi.
Drejtuesit e klubit mitrovicas pritet që shumë shpejt të zyrtarizojnë këtë marrëveshje që do ta sjellë basketbollistin në radhët e kampionit në fuqi.
i riu i skuadrës mbulon pozitat e organizatorit dhe atë të fundorit (1/2), ka një gjatësi prej 1.90 metrash dhe ka lindur më 22 maj 2002.
Gjatë edicionit 2025/26, Thelwell ka qenë pjesë e skuadrës franceze Pau-Orthez, ku është paraqitur në 40 takime zyrtare, duke regjistruar një mesatare prej 10 pikësh dhe 1.9 asistimesh për ndeshje.
Në rrafshin ndërkombëtar, ai mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Xhamajkës. Gjatë muajit korrik të vitit 2026, Thelwell shkëlqeu me paraqitjet e tij duke realizuar 25 pikë ndërkombëtare kundër Kanadasë dhe 24 pikë ndaj Bahamasit, dëshmi kjo e potencialit të tij të lartë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: