Kronikë
Protesta në Tiranë: 51 efektivë policie përfundojnë në spital, reagon ministri i Shëndetësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ervin Demo, ka bërë të ditur se gjatë tubimit të zhvilluar sot në kryeqytet janë lënduar 51 punonjës të Policisë së Shtetit.
Përmes një reagimi publik, kreu i shëndetësisë ka njoftuar se një pjesë e efektivëve të lënduar po trajtohen në Spitalin e Traumës, ku po u jepet ndihma e nevojshme mjekësore për të përballuar dëmtimet e marra në detyrë.
Duke dënuar aktet e dhunës ndaj strukturave rendore, Demo ka nënvizuar se ndonëse liria e protestës është e drejtë kushtetuese, përdorimi i dhunës ndaj atyre që ruajnë sigurinë publike mbetet i pajustifikueshëm.
“Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: