Politikë
Pakënaqësitë e studentëve, pedagogu Isufi: Zemërimi i akumuluar ndër vite vjen nga keqqeverisja
Reklamë e Sponsorizuar
I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, pedagogu Ardian Isufi ka analizuar situatën aktuale të protestave, duke theksuar se revolta e të rinjve është pasojë e një pakënaqësie të grumbulluar ndër vite. Gjatë fjalës së tij, ai solli në vëmendje edhe protestat e mëparshme të trupës akademike për një platformë kombëtare të arsimit.
Sipas tij, ky reagim i studentëve buron nga mënyra se si ekzekutivi ka drejtuar dhe menaxhuar shoqërinë ndër dekada, duke shtuar se situata ka arritur në një pikë ku qeverisja nuk e meriton më besimin për të udhëhequr vendin.
"Vite më parë ne si pedagogë kemi protestuar për shumë e shumë arsye që lidheshin me platformën e arsimit dhe kemi kërkuar që qeveria në atë kohë të kishte një platformë kombëtare për arsimin. Dhe kuptohet që shkallë pas shkalle, ditë pas dite dhe kohë pas kohe, kuptohet që është akumuluar shumë gjithë kjo indinjatë, sepse jemi në një qeveri të tashmë domethënë të pamerituar më, që të udhëheqë, të menaxhojë shoqërinë shqiptare dhe kuptohet që kjo indinjatë vjen nga studentët të cilët janë pjesa më e rëndësishme e kombit", u shpreh Isufi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: