Sport
Para duelit me Egnatian, mbrojtësi i Midtjilland kërkon qasje luftarake në Evropë
Reklamë e Sponsorizuar
Në prag të sfidës ndaj Egnatias për Ligën e Konferencës, skuadra e Midtjilland ka shfaqur optimizëm dhe gatishmëri maksimale. Në konferencën për shtyp para këtij takimi, përpara mediave u paraqit futbollisti Beç Sorensen, i cili është rikthyer së fundmi në fushën e blertë pas një dëmtimi që e la jashtë skuadrës për një periudhë të gjatë.
Sorensen ka theksuar rëndësinë e një qasjeje këmbëngulëse në fushë, duke vënë theksin te agresiviteti dhe loja e drejtpërdrejtë si çelës për të triumfuar në duelet individuale.
“Duhet të jemi agresivë, të fitojmë duelet tona dhe të luajmë drejtpërdrejt. Kjo është qasja që po ndjekim në ndeshje”, u shpreh ai gjatë prononcimit për gazetarët.
Më tej, kapiteni i skuadrës daneze ka folur edhe për objektivat afatgjata të klubit në këtë kompeticion evropian, duke preferuar megjithatë të ecë hap pas hapi.
“Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në turne, por po e marrim ndeshjen një nga një. Tani duhet të bëjmë një nisje të mirë të fushatës evropiane dhe shpresojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi arritur sezonin e kaluar”, përfundoi Sorensen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: