Sport
Kombëtarja e Futsallit e nis me humbje miqësoren ndaj Turqisë në kryeqytet
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsall është mposhtur me shifrat 3-7 nga homologja turke, në sfidën e parë kontrolluese mes dy përfaqësueseve, e cila u luajt në ambientet e parkut olimpik “Feti Borova” në Tiranë.
Të besuarit e kuqezinjve e nisën takimin në mënyrë fantastike, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me epërsinë 2-0. Epërsia u krijua falë realizimeve të Arbër Shkodrës dhe Arif Limanit, të cilët kurorëzuan një paraqitje mjaft premtuese në 20-minutëshin e parë ndaj kundërshtarit turk.
Megjithatë, tabloja ndryshoi rrënjësisht në pjesën e dytë, ku forcat e Turqisë u organizuan dhe përmbysën shifrat në favorin e tyre. Shqipëria provoi të reagojë me anë të Ermir Kryeziut, i cili ngushtoi diferencën në 3-6, por në minutat e mbetura miqtë gjetën sërish rrugën e rrjetës, duke vulosur triumfin përfundimtar 7-3.
Sfidat mes dy ekipeve nuk mbyllen këtu, pasi të dyja përfaqësueset do të zbresin sërish në parketin e parkut olimpik “Feti Borova” në Tiranë ditën e nesërme, ku do të zhvillojnë ndeshjen e dytë miqësore me fillim nga ora 15:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: