Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Skema e norvegjezëve zbardhet nga kapiteni: Si e detyruam yllin e Bayernit të binte në grackë

Redaksia Lajmetereja • 14-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skema e norvegjezëve zbardhet nga kapiteni: Si e detyruam yllin e Bayernit të binte në grackë
Kapiteni i skuadrës së Viking, Zlatko Tripic, ka konfirmuar se provokimi ndaj Michael Olise ishte një taktikë e mirëmenduar e klubit norvegjez gjatë barazimit spektakolar 3:3 përballë gjigantit gjerman, Bayern Munich. Talenti francez i bavarezëve u ndëshkuar me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij si profesionist, pasi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda një harku të shkurtër kohor. Incidenti nisi kur Olise e tërhiqni për fanelle Henrik Heggheim për të ndalur një aksion të rrezikshëm në kundërsulm të Viking. Në çastin kur gjyqtari po i nxirrte kartonin e parë të verdhë, sulmuesi francez humbi kontrollin dhe i gjuajti topin në fytyrë kapitenit Tripic. Ky reagim i pamatur i kushtoi shtrenjtë, pasi arbitri reagoi menjëherë duke i tërhequr kartonin e dytë të verdhë dhe duke e përjashtuar nga loja. Në prononcimin e tij pas përfundimit të sfidës, Tripic pranoi hapur se ekipi i tij kishte si synim që ta nxirrte Olise nga shinat e lojës përmes presionit psikologjik. “Është kënaqësi kur një futbollist i tillë, i cili ka potencialin e madh për të fituar 'Topin e Artë' në të ardhmen, humb durimin nga një djalë prej Oftebro dhe Lyngdal. Ia dola ta nervozoja. Përballë një ekipi si Bayerni, nuk mund t'ia dalësh vetëm duke luajtur pastër,” u shpreh Tripic. Futbollisti 33-vjeçar shtoi se strategjia e tyre ishte që t'ia mohonin komoditetin në fushë yllit kundërshtar, duke e larguar vëmendjen e tij nga pikat e forta dhe duke e shtyrë drejt humbjes së qetësisë. “Kur arrita ta shkëputja nga detyrat e tij kryesore në fushë, ai reagoi keq dhe ma qëlloi topin në fytyrë. Besoj se triumfova në atë përballje direkte,” shtoi më tej kapiteni i Viking. Edhe strukturat drejtuese të Bayernit pranuan se formacioni i tyre ra pre e taktikës norvegjeze. Trajneri Vincent Kompany i tërhoqi vërejtjen Olise, duke i theksuar se lojtari me numrin dhjetë i Viking kishte treguar më shumë zgjuarsi në atë episod. Nga ana e tij, drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, pranoi se Tripic realizoi me sukses objektivin e tij për ta nxehur situatën dhe për ta lënë Bayernin me dhjetë lojtarë në fushë. Ndërkaq, sulmuesi anglez Harry Kane e vlerësoi Tripic si një lojtar tejet dinak e luftarak, i cili di mjaft mirë se si të fitojë faulle dhe të menaxhojë kohën e ndeshjes. Për Viking, ky barazim 3:3 përballë njërës prej forcave më të mëdha të futbollit evropian përfaqëson një arritje historike, ndërsa për Bayernin sfida ka prodhuar jo vetëm humbje pikësh, por edhe një reflektim të thellë rreth mungesës së disiplinës në çastet kyçe të takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar