Sport
Ndërhyrje kirurgjikale me sukses për Alexis Saelemaekers, kuqezinjtë humbasin anësorin për muaj të tërë
Reklamë e Sponsorizuar
Anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers, i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së djathtë, e cila është kryer me sukses në qytetin e Amsterdamit. Ky hap i domosdoshëm erdhi pas dëmtimit të rëndë që futbollisti pësoi ditë më parë gjatë angazhimeve të tij.
Përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale, klubi italian ka bërë të ditur se procedura e pastrimit artroskopik dhe e stabilizimit, e drejtuar nga stafi mjekësor i kuqezinjve, ka përfunduar më së miri pa asnjë komplikim.
Tani, lojtari belg do t'i duhet të nisë rrugëtimin e gjatë të rikuperimit, ndërkohë që parashikimet mjekësore tregojnë se rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodhë brenda një afati kohor prej pesë deri në gjashtë muaj.
Ky lajm përbën një goditje të fortë dhe lë një boshllëk të ndjeshëm në skemat e skuadrës, duke marrë parasysh formën e shkëlqyer dhe paraqitjet mjaft pozitive që Saelemaekers kishteregjistruar deri më tani gjatë këtij sezoni me fanellën e Milanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: