Kronikë
Tensionet në protestën e studentëve, Bashkimi Evropian lëshon thirrjen urgjente: Policia të veprojë me maturi
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësia e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka bërë publike një deklaratë zyrtare lidhur me tubimin e studentëve, i cili për të dytën ditë me radhë po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në mesazhin e shpërndarë për media, institucioni evropian ka shprehur shqetësimin e thellë për tensionet dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë zhvillimit të protestës në kryeqytet.
Ndër të tjera, delegacioni i BE-së onërvizon nevojën që strukturat e rendit të tregojnë maturi dhe veprimet e tyre të jenë plotësisht në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore si të qytetarëve protestues, ashtu edhe të përfaqësuesve të medias. Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjithë akterëve për uljen e menjëhershme të tensioneve.
“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.
Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.
Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.
Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: