Aktuale
Operacioni në pritje: Si paraqitet gjendja e të riut që pësoi dëmtim në këmbë gjatë protestës
Reklamë e Sponsorizuar
I riu i cili u paraqit mbrëmjen e së martës në Spitalin e Traumës me lëndime në gjymtyrë, gjendet në pritje për të hyrë në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale.
Burimet mjekësore konfirmojnë se aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe nën kujdesin e stafit mjekësor.
Sipas informacioneve, i dëmtuari ka pësuar një dëmtim në zonën e kërcirit gjatë zhvillimit të protestës. Megjithatë, në dëshminë e dhënë për organet e rendit, si dhe në një prononcim për Euronews Albania, ai ka mohuar të ketë qenë pjesëmarrës në tubim, duke pretenduar se është lënduar nga efektivët e policisë.
I riu ka sqaruar se ka qenë duke ndjekur një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe se ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai ka dalë nga mjediset e lokalit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: