Ekonomi
Mitrovica drejt digjitalizimit të trafikut, Faton Peci vulos marrëveshjen mbi 300 mijë euro
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka zyrtarizuar sot një kontratë dyvjeçare me vlerë 309 mijë e 320 euro, e cila i dedikohet mirëmbajtjes së sistemit të semaforëve dhe instalimit të sinjalistikës digjitale në qytet.
Sipas dokumentacionit të bërë publik në platformën e-prokurimi, kjo marrëveshje do të ketë një jetëgjatësi prej 24 muajsh, ndërkohë që buxheti i parashikuar paraprakisht për këtë investim kapte shifrën e 320 mijë eurove.
Projekti në fjalë vjen pas një procesi të ritenderimit, ku gjatë garës është dorëzuar vetëm një ofertë e vetme.
Fitojëse e këtij tenderi është shpallur konsorciumi i operatorëve ekonomikë i përbërë nga “Techno Inspect” SH.P.K., “Bahri Asllani” dhe “I.T.K.” SH.P.K.
Sipas kushteve të kontratës, kompanitë e kontraktuara do të kujdesen për mirëmbajtjen e rregullt të semaforëve, si dhe për blerjen, montimin dhe vënien në punë të tabelave digjitale të informimit, me qëllim ngritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit rrugor në qytetin e Mitrovicës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: